Në një intervistë për “The Telegraph”, Rita Ora ka folur për dashurinë e saj për muzikên.
Por, ka nënvizuar se është gjithashtu krenare për trashëgiminë e saj familjare. E lindur me emrin e vërtetë Rita Sahatçiu në Prishtinë, ajo dhe familja e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur këngëtarja ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë të ngushtë në perëndim të Londrës.
Babai i saj ishte një mësues që e ri-gjeti veten si punëtor në një nar, duke punuar me turne të dyfishta për të mbajtur fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë një psikiatre, duke i mbijetuar dy betejave me kancerin e gjirit.
“Mamaja ime thoshte: ‘Ti je si unë, e ke gjakun tim në venat e tua’”, kujton Ora. “Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni”, ka thënë Rita për “The Telegraph”.
- Është zyrtare: Eurovision 2024 do të mbahet në Malmo të Suedisë
- Michelle Obama tregon momentin kur përjetoi një nga ndjenjat “më të këqija” si prind