Header

Ristrukturohet “Disney”, shkurtohen 4 000 vende pune, një valë tjetër pritet në verë

Një tjetër valë më e madhe e shkurtimeve të vendeve të punës ka filluar në Disney, duke e çuar numrin e të pushuarëve në 4,000.

Kjo masë është pjesë e një plani për reduktimin e shpenzimeve prej 5.5 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme, të shpallur në fillim të këtij viti nga shefi Ekzekutiv Bob Iger.

Megjithatë, edhe kjo masë nuk do të jetë e fundit.

 

Gjiganti amerikan i argëtimit pret që një valë tjetër shkurtimesh të fillojë përpara verës.

Qëllimi përfundimtar është arritja e 7,000 punonjësve më pak, e barabartë me 3% të fuqisë punëtore totale të Disney, e cila punëson 220,000 njerëz në nivel global, nga të cilët afërsisht 166,000 në Shtetet e Bashkuara dhe 54,000 të tjerë në vende të tjera.

 

Sipas revistës amerikane “Variety” këto pushime nga puna kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm të grupit si kanali ESPN dhe kompania e prodhimit Disney Entertainment.

Gjigandi amerikan theksoi se pushimet nga puna janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë dhe se nuk pret që masa të tilla të ndikojnë tek ata që punojnë në parqe dhe vendpushime.

Nga ana tjetër Disney është duke hyrë në një transformim të rëndësishëm me synimin për një rritje të qëndrueshme dhe përfitime në bizneset e transmetimit.

You may also like ...