Header

Rina Balaj dhe Sin Boy kanë gati albumin e ri

Disa kohë më parë reperja e njohur, Rina Balaj dhe Sin Boy, bënë publike lidhjen e tyre dhe më pas vendosën të bashkëjetonin, duke treguar se raporti i tyre ishte mjaft serioz. Këto kohë ata janë izoluar së bashku dhe duket se karantina ka sjellë frytet e saj. Të dy bashkë kanë punuar për muzikë të re dhe do të sjellin albumin e tyre të parë të përbashkët. “20 këngë, 1 album, vetëm unë dhe Sin Boy”, shkruan Rina në Instagram. Ky lajm duhet të jetë një surprizë e bukur për fansat e të dyve.

You may also like ...