Artistja me famë ndërkombëtare Celine Dion do të rikthehet në skenë pasi u diagnostikua me sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’ në 2022.
Sipas People këngëtarja thuhet se do të performojë gjatë Ceremonisë së Hapjes në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Celine ka mbërritur në Paris para fillimit të Lojërave Olimpike më 26 korrik. Ajo u pa duke dhënë autografe dhe duke bërë me foto me fansat.
Ylli i ‘I’m Alive’ megjithëse do të këndojë një këngë, thuhet se do të marrë një shumë prej 2 milionë dollarë.
“Do të ishte një lajm fantastik nëse Celine Dion do të performonte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris 2024”, tha presidenti francez Emmanuel Macron pa konfirmuar se këngëtarja e hitit My Heart Will Go On do të merrte pjesë.
Muajin e kaluar, ministrja franceze e Sporteve dhe e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, Amélie Oudéa, i tha medias franceze France 2 se po shqyrtohet mundësia që artistja e njohur të performojë në këtë ngjarje të madhe të sportit.
- UEFA gjobit sërish FSHF-në për sjelljen e tifozëve
- Princi Harry ka një mesazh për Kate Middleton pasi u shfaq në publik!