Tuna dhe Patris prej kohësh përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshja prej kohësh nuk janë parë bashkë e kjo ka nxitur edhe më shumë aludimet. Në fakt bashkëpunimi i Tunës me Cozman, ish-in e saj i shtoi akoma më shumë “zjarr” situatës.
Mirëpo, djemtë do jenë gjithmonë të parët për to e do i bëjnë bashkë. Kështu ndodhi sot, në festën e abetares së djalit të madh.
Këngëtarja ka ndarë në Instagram foto me djemtë e saj dhe Patrisin, ku duken të buzëqeshur e sigurisht shumë krenarë për të voglin e tyre.
Javët e fundit Tuna dhe Cozman kanë qenë kryefjalë e mediave. Pas 8 viteve nga lidhja e tyre e shumëpërfolur ata u rikthyer me një këngë të quajtur “I huj”. Teksti i këngës ‘I huj’ i përfshiu njerëzit pasi perceptohet si e ndjerë për situatën mes Tunës dhe Cozman. Ata nuk do të jenë kurrë ‘të huj’ për njëri-tjetrin. Teksa artistët nuk kanë treguar nëse janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit apo thjesht janë bërë bashkë profesionalisht, aludimet vijojnë.
- Keisi dhe Kristi kapen “mat” së bashku
- Elon Musk lë pas Bernard Arnault, bëhet sërish njeriu më i pasur në botë