Header

Regjisori iranian dënohet me burg, pasi filmi i tij u shfaq në Kanë!

Regjisori i njohur Said Rustagi është dënuar nga një gjykatë në Teheran me 6 muaj burg për shfaqjen e filmit të tij “Leila’s Brothers” në Festivalin e Filmit në Kanë 2022, raportojnë mediat lokale.

Filmi përshkruan historinë e një familjeje të varfër në një Iran të zhytur në krizë ekonomike. Pas publikimit të filmit vitin e kaluar ai u ndalua në Iran për shkak të shkeljes së rregullave nga pjesëmarrja e paautorizuar në festivalet e Kanës dhe Mynihut.

“Gjykata revolucionare e Teheranit dënoi Said Rustagi dhe Javad Norouzbegi, regjisorin dhe producentin e filmit ‘Leila and her brothers’me gjashtë muaj burg”, shkruante gazeta reformiste Etemad.

Ata u shpallën fajtorë për kontribut në propagandën e opozitës kundër sistemit islamik në Iran. Megjithatë, gjykata vendosi që dy të dënuarit të vuajnë një të njëzetën e dënimit, pra 9 ditë, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të pezullohet për pesë vjet.

Filmi ishte në garë për “Palme d’Or” në festivalin e Kanës vitin e kaluar, duke fituar çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit.

Roustayi, 34 vjeç, ka fituar famë ndërkombëtare që nga filmi i tij 2019 “Law of Tehran”, një film mbi problemet e drogës në Iran dhe reagimin brutal të shtetit.

You may also like ...