Header

Reagon Wanda Nara pasi u tha se vuan nga një sëmundje e rëndë!

Modelja e njohur Wanda Nara ka thyer heshtjen dhe ka folur së fundmi për shëndetin e saj për të cilin është diskutuar shumë. Me anë të një bashkëbisedimi në rrjetin e saj social, Nara i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve.

“Si ndihesh? Në media është thënë që po shkon për kurim, ku?”, pyeti një ndjekës, të cilit Nara iu përgjigj, “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron.n Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër”.

Në këtë mënyrë modelja hodhi poshtë spekulimet dhe pohoi se është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht të gjitha aludimeve.

Ajo u pyet gjithashtu nëse ka momente kur dëshiron të mos jetë më e famshme. “Kur dal me fëmijët e mi ose kur shkoj në supermarket”, u përgjigj ajo.

You may also like ...