Shërbimi i monitorimit të klimës në BE, “Copernicus”, thotë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë.
Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.
Në vitin 2023, temperatura në Evropë arriti nivelin 1.1 për qind mbi mesataren dhe rreth 2.5 për qind mbi nivelet para-industriale.
Qendra “Copernicus” thotë se vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind në 20 vitet e fundit.
Por ndryshimi i klimës ka rritur edhe nivelin e reshjeve me 7 për qind, duke shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi, Itali, Slloveni dhe vende të tjera.
Drejtori i qendrës Copernicus, Carlo Buontempo thotë se rritja e temperaturave po ndryshon peizazhin e kontinentit dhe se banorët e tij duhet të përshtaten me këto ndryshime dhe të punojnë për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.
Ndikimi i ndryshimit të klimës në Evropë ka qenë kompleks, ku disa zona si Spanja janë përballur me thatësirën ndërsa zona të tjera të kontinentit janë përballur me mot më të freskët dhe me nivel më të lartë të reshjeve. Përveç përmbytjeve, Greqia përjetoi edhe zjarre shkatërruese.
Eksperti i klimës Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në raportin e Qendrës “Copernicus”, thotë se metereologët presin që ngjarjet ekstreme të motit të bëhen më të shpeshta.
- Egla zbulon detaje për jetën private: “Jam super e dashuruar”
- Athina është shpallur qyteti me aromën më të mirë në botë