Kanë mbërritur 6 autoambulancat e para nga Turqia të kompletuara me pajisjet e një urgjence lëvizëse.
Autoambulancat janë pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
Ka qenë vetë kryeministri që ka dhënë detajet përmes një video në Facebook.
“KOMANDA MBËSHTETËSE E FORCAVE TË ARMATOSURA- MBËRRIJNË 6 AUTOAMBULANCAT E PARA NGA TURQIA, TË KOMPLETUARA ME TË GJITHA PAJISJET E NJË URGJENCE LËVIZËSE, PJESË E GRANTIT QË QEVERIA TURKE KA AKORDUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES DHE FORCAT TONA TË ARMATOSURA.
NË KOMANDËN MBËSHTETËSE BRENDA PAK JAVËSH DO MBËRRIJNË EDHE QINDRA UNIFORMA, ÇADRA E PAJISJE QË DO TË MODERNIZOJNË OPERACIONET PËR EMERGJENCAT CIVILE.’