Qyteti austriak, Vjena është kurorëzuar sërish qyteti më i jetueshëm në botë në listën vjetore nga Economist Intelligence Unit (EIU).
EIU renditi 173 qytete anembanë globit në një numër faktorësh të rëndësishëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, stabilitetin, infrastrukturën dhe arsimin.
Vjena kryesoi listën për të tretin vit radhazi, duke marrë rezultate “perfekte” në katër nga pesë kategoritë – qyteti mori pikë më të ulëta për kulturën dhe mjedisin për shkak të mungesës së dukshme të ngjarjeve të rëndësishme sportive.
Pak pas kryeqytetit austriak, Kopenhaga në Danimarkë u rendit në vendin e dytë, ndërsa Zyrihu i Zvicrës u ngjit nga vendi i gjashtë në të tretin në listë.
Top 10
1. Vjenë, Austri
2. Kopenhagë, Danimarkë
3. Cyrih, Zvicër
4. Melburn, Australi
5. Calgary, Kanada
5. Gjenevë, Zvicër
7. Sydney, Australi
8. Vankuver, Kanada
9. Osaka, Japoni
10. Auckland, Zelanda e Re
- Alpha Show III, reagon për herë të parë Noizy: “Nuk ishte dështim, problemi ishte…”
- Elhaida Dani shtatzënë? Këngëtarja thyen heshtjen