Header

Qershori, muaji më i nxehtë në histori

Qershori i këtij viti ishte muaji më i nxehtë në histori. Temperaturat, si ato të ajrit ashtu edhe të ujërave detarë, shënuan një rritje të pazakontë.

Shërbimi Kopernikus i Bashkimit Europian për Ndryshimet Klimatike njoftoi se mesatarja e temperaturave të regjistruara ishte 0.5 gradë më e lartë se e njëjta periudhë e muajit Qershor përgjatë 3 dekadave të fundit, nga viti 1991 deri në 2020.

Temperaturat e pazakonta mbi mesataren shkaktuan mbi 100 viktima në Meksikë, e u shtrinë edhe në Kanada, Iran, Indi e deri në Kinë ku në kryeqytetin Pekin u shënua edhe dita më e nxehtë e Qershorit në 100 vitet e fundit.

Ekspertët thonë se rritja e temperaturave lidhet ngushtë edhe me theksimin e fenomenit El Ninjo në Oqeanin Paqësor.

Duke ngrohur ujërat  oqeanikë, ky fenomen rrit edhe temperaturat e ajrit mbi normalen dhe shkaktom fenomene ekstreme moti.

Ndërkaq, të martën dhe të mërkurën u shënuan rekorde të reja ditore të mesatares së temperaturave globale duke arritur deri në 17.18 gradësh, e duke thyer rekordin e shënuar të hënën me 0.17 gradë më shumë.

You may also like ...