Header

Puthjet pasionante në festën e beqarisë së Luizit, Kristi shkon të takojë balerinën pas daljes

Kristi Dragoti mesa duket e ka mbajtur premtimin e  bërë para disa ditësh në shtëpinë e Big Brother Vip.

Gjatë festës së beqarisë së Luzit, ai rrëmbeu vëmendjen për skenat e tij me puthje dhe përqafime me një nga balerinat që kishte ardhur enkas për ta në festë.

E po ashtu i premtoi se do shkonte ta takonte pasi të dilte nga shtëpia.

Dhe kështu ka bërë. Vetëm pas ditë pas mbarimit të formatit, Kristi ka shkuar të takojë balerinën.

Këtë e ka zbuluar Jori përmes një video në Instagram. Në videon në fjalë ai shihet teksa hipën në makinën e klubit të natës ku punon edhe balerina.

Kujtojmë se dyshja, shkëmbyen puthje në buzë pasionante dhe kërcim sensual, ku dhe nëpërmjet videos së Jorit shihet i buzëqeshur duke hipur në makinë.

You may also like ...