Adela ka nxitur së fundmi aludimet se është martuar me partnerin, Rich Paul.
Këngëtarja e “Easy On Me” e quajti Paul, “burrin” e saj ndërsa ishte në skenë në Las Vegas të shtunën mbrëma
Gjatë koncertit të Adelës në Las Vegas së fundmi, një pjesëmarrëse e koncertit i propozoi me shaka fitueses së Grammy-t 35-vjeçare.
“Nuk mund të martohesh me mua. Unë tërhiqem nga gjinia e kundërt dhe burri im është këtu sonte”, iu përgjigj Adele gruas, e cila
Spekulimet e fundit vijnë pasi Adele zbuloi se donte të martohej në qershor. “Kam në plan të martohem dhe të kaloj pjesën tjetër të jetës me burrin tim”, tha ajo. Në fakt, vetëm tre javë më parë, ajo la të kuptohej se ka plane për fëmijë me Rich Paul, me të cilin është në lidhje që nga viti 2021.
“Dëshiroj shumë që së shpejti të bëhem sërish nënë, kështu që sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefonin tim”, tha Adele.
Adele tashmë është nënë e 10-vjeçarit Angelo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Ajo dhe Simon ishin të martuar nga viti 2018 deri në vitin 2021 dhe këngëtarja është shprehur mjaft e hapur për mënyrën sesi martesa dhe divorci ia ndryshuan jetën. Rich është gjithashtu prind i tre fëmijëve, Reonna, Richie dhe Zane.
- Elon Musk: Platforma “X” mund të bëhet me pagesë për të gjithë përdoruesit
- Stresi ‘sulmon’ publikisht Encën pas daljes nga burgu