Në fotografinë familjare të Krishtlindjeve, e kthyer tashmë në një traditë për shumë personazhe të njohur, një prej tyre edhe ish-presidenti Donald Trump, Melania mungoi.
Detaj ky që nuk kaloi pa u vënë re nga njerëzit, ndaj dhe mediat u vunë në lëvizje për të mësuar më shumë për motivet.
Një burim pranë familjes Trump ka treguar për Page Six se Melania po kujdeset për nënën e saj të sëmurë.
Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA-së është e shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore dhe Melania po i qëndron pranë.
Kjo është arsyeja pse ajo nuk ishte në momentin kur u shkrep fotoja për kartolinën e festave në familjen e ish-presidentit amerikan.
“Melania ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar për të dhe gjithë familjen e saj”, tha një burim. “Ndaj, nuk është çudi që ajo mund t’i ketë kaluar këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë.”
Ndërkohë, mediat botërore po shtojnë edhe më shumë artikujt në lidhje me protagonizmin e Melania-s, e cila është shprehur se do të shfaqet më shumë publikisht për t’i dhënë më shumë mbështetje bashkëshortit, që kërkon të rizgjidhet president i SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
- Detaje të reja nga vdekja e Matthew Perry
- Franca rrit masat e sigurisë për natën e Vitit të Ri, mobilizon 90 mijë policë