Në një shenjë proteste ndaj asaj që ata thonë se është mosveprimi i qeverisë italiane ndaj ndryshimeve klimatike, shtatë aktivistë sulmuan shatërvanin e famshëm Trevi të Romës të dielën dhe hodhën një qymyr druri, duke e bërë ujin e zi.
“Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes“, ishte thirrja që shoqëroi sulmin e ambientalistëve ndaj simbolit të Romës, shatërvanit të famshëm “Fontana di Trevi”.
Pamjet që tregojnë mbi 10 anëtarë të grupit ambientalist “Gjenerata e Fundit” duke hyrë në ujë dhe ngjyrosur atë me bojë të zezë, janë bërë virale në rrjet.
Përveç aktit, ambientalistët e rinj u përplasën me kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimet e tyre, duke i fyer ata.
Policia lokale ndërkohë, ndërhyri duke e ndërprerë protestën.
- Aktorja e njohur shkon në tapetin e kuq me shpaka me gisht
- Gruaja e veshur me ngjyrat e Ukrainës, lahet me “gjak” në Kanë