Header

Propozimi për martesë shfaqet në Google Maps

Propozimi për martesë i një burri gjerman mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar, pasi u shfaq në një pamje ajrore të përdorur nga Google Maps.

Agjensia gjermane e lajmeve DPA raportoi se fermeri 32-vjeçar, Steffen Schwarz përdori një makinë për të mbjellë një arë misri në atë mënyrë që boshllëqet të formonin fjalët “A dëshiron të martohesh me mua?”

Schwarz thotë se ai e la të dashurën e tij të fluturonte mbi fushë majin e kaluar në Huettenberg, Gjermani qendrore, duke zbuluar mesazhin romantik.

Ajo tha ‘po’.

Ai i tha për DPA se nuk e kishte menduar ose pritur që imazhi të shfaqej në shërbimin e hartave të Google, deri sa një hallë që ka në Kanada ia dërgoi foton.

Kjo fotografi u shpërnda me shpejtësi në mediat sociale dhe komentet ishin të panumërta.

You may also like ...