Header

Princesha Kate bën daljen e parë që nga operacioni i saj!

Princesha Kate është parë për herë të parë në publik që kur iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja ajo shihet si pasagjere në një automjet që drejtohej nga nëna e saj, Carole Middleton, pranë kështjellës Windsor.

Kate u përpoq mos të binte në sy duke vënë syze të errëta dhe flokët i kishte lënë të lëshuara.

Princesha Kate u shfaq për herë të fundit në publik në Krishtlindje dhe u shtrua në spital në Klinikën e Londrës në mes të janarit për një “operacion të planifikuar abdominal”.

Pallati nuk dha detaje në lidhje me operacionin, por Harper’s Bazaar mësoi se nuk ishte kancerogjene.

Gjendja e princeshës u kthye sërish në temë thashethemesh javën e shkuar pasi princi u largua nga një shërbesë përkujtimoreje në nder të mbretit Kostandin II i Greqisë për “arsye familjare  të panjohura”.

Pallati njoftoi në një njoftim publik se Princesha nuk do të kthehej në punë deri pas Pashkëve, e cila bie më 31 mars të këtij viti. Ata shtuan se Kate shpreson që publiku të kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj, duke mos zbuluar detaje rreth ndërhyrjes që ajo kreu.

Kate Middleton spotted on drive with mother, Carole : r/RoyalsGossip

 

in the car with the mother at the wheel – -

You may also like ...