Header

Princ Harry humb çështjen për sigurinë e tij

Princi Harry nuk ka mundur të kundërshtojë  ligjërisht vendimin e qeverisë britanike për të mos lejuar që ai të paguajë për mbrojtjen e policisë ndërsa ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Harry, djali i vogël i mbretit Charles u hoq nga siguria policore që zakonisht u jepej figurave mbretërore pasi ai dhe gruaja e tij Meghan u larguan nga rolet e tyre zyrtare në vitin 2020 për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë në Londër, vendosi se ai nuk mund të kërkonte një rishikim gjyqësor nëse do ta lejonte të paguante personalisht për oficerët e specializuar të policisë.

Vendimi për t’i hequr mbrojtjen e financuar me fonde publike u mor nga Komiteti Ekzekutiv për Mbrojtjen e Personave Mbretërorë dhe Figurave Publike, i njohur me shkurtesën RAVEC, i cili miraton sigurinë për anëtarët mbretërorë dhe VIP-at, si kryeministri.

Vendimi i tij vjen më pak se një javë pasi zëdhënësi i Harry tha se princi, gruaja e tij Meghan dhe nëna e saj ishin përfshirë në një ndjekje “gati katastrofike” me makinë me fotografë të shtypit pas një ceremonie çmimesh në New York.

You may also like ...