Austin Butler ka marrë vlerësime të shuma për portretizimin e këngëtarit Elvis Presley. 32-vjeçari, i cili luajti këngëtarin e njohur në filmin biografik të Baz Luhrmann-it, “Elvis”, ka dhënë një intervistë për “Late Show” dhe ka folur për rolin e tij, si dhe xhirimet që zgjatën gjithsej 3 vite.
“Pasi mbaruan xhirimet, thjesht po përpiqesha të kujtoja se kush isha, çfarë më pëlqente të bëja më parë. Për tre vjet, gjithçka që mund të mendoja ishte Elvisi”, shpjegon ai.
Theksi i Butler u bë temë bisede për disa muaj pas publikimit të filmit “Elvis”, në Qershor të 2022. Disa fansa theksuan në mediat sociale se aktori dukej shumë i ngjashëm me legjendën e muzikës që portretizoi në ekran.
Pas atij roli, aktori shpjegon se e ka patur shumë të vështirë të portretizojë personazhe të tjerë në filmat e rinj, kjo për shkak të zërit të tij. “Unë kisha një mësues që më ndihmoi të mos tingëlloja si Elvisi”, është shprehur ai gjatë intervistës.
Roli në film “Elvis” i dha aktorit edhe një çmim Golden Globe gjatë vitit të kaluar.
- Konfirmohet lidhja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid, fotografohen në Londër
- “BBV3″/ Olta Gixhari ka 2 fjalë për nominimin e vajzave