Header

Pique është ‘poshtëruar’ nga fansat e Shakirës gjatë festës së Kings League

Gerard Pique përjetoi një moment të sikletshëm gjatë festës së Kings League, pasi të pranishmit e “poshtëruan” në skenë duke brohoritur emrin e Shakirës dhe duke kënduar ‘Waka Waka’.

Fansat kanë shpërndarë video të momentit tashmë viral, në të cilat shihet turma duke brohoritur me energji emrin e kolumbianes.

Në video shihet se Piqu ngjitet në skenë me mikrofon në dorë, për të thënë disa fjalë, por britmat e njerëzve e pengojnë atë që të flasë.

I ndodhur përballë momentit “poshtërues”, spanjolli mundi vetëm të shprehej: “Unë jam kampion bote, ti je askushi”.

Pas atij momenti të vështirë, të pranishmit filluan të këndojnë këngën e Kupës së Botës në 2010, Afrika e Jugut, ‘Waka Waka’.

@dailymail

Shakira fans ain’t backing down ?? #shakira #gerardpique #shakirapique #madrid #club #fyp #viral

? original sound – Daily Mail

 

You may also like ...