Header

Pink rezulton pozitive me koronavirus

Pink ka zbuluar se ajo dhe djali i saj 3 vjeçar Jameson kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Këngëtarja në një postim në Instagram ku publikoi një foto me djalin foli për diagnozën dhe sulmoi qeverinë amerikanë për mungesën e testeve.

“Dy javë më parë unë dhe djali im filluam të shafqim simptoma të koronavirusit,”- shkroi ajo. “Ne bëmë testin tek mjeku dhe rezultuam pozitivë. Për dy javët e fundit ne u izoluam në shtëpi sipas udhëzimeve të mjekut tonë. Vetëm disa ditë më parë ribëmë testin dhe jemi fatmirësisht negativ.”

Pavarësisht lajmeve inkurajuese, Pink u sigurua që të kritikonte qeverinë e SHBA për mungesën e testeve të koronavirusit. “Është dështim i qeverisë sonë që nuk i ka bërë testet më të arritshme për të gjithë. Kjo sëmundje është serioze dhe e vërtetë.

Njerëzit duhet të dinë se sëmundja prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër. Ndaj ne duhet të bëjmë testimin falas dhe më të arritshëm për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”, tha këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/B-il39tJ57d/?utm_source=ig_embed

You may also like ...