Eshtë përkeqësuar ndjeshem gjendja shëndetësore e aktorit të famshëm, Bruce Willis, i diagnostikuar me demencë frontotemporale, e cila gradualisht duket se po i merr jetën yllit hollivudian.‘Marca‘ shkruan se situata eshte kritike.
Përveç bashkëshortes së tij, Emma Hemming e cila kujdeset pa pushim për Bruce, një tjetër person që gjithashtu përpiqet të kalojë kohë me aktorin duke e ndihmuar atë është nëna e tre vajzave të tij të para, ish-gruaja Demi Moore.
“Ajo ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse. Ajo ka kaluar jetën e saj me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë kaluar. Të shohësh atë duke kaluar nëpër betejat e tij i ka treguar Demit se si të jetë e fortë. Është kaq e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron kaq shumë Bruce dhe po përgatit veten për lamtumirë emocionale. Po përgatiten për ti dhënë lamtumirën”– tregoi burimi.
Aktori 69-vjeçar ka humbur aftësinë e tij për të komunikuar dhe për të njohur njerëzit, përfshirë edhe familjarët.
Në fillim të këtij muaji, Bruce u fotografua për herë të parë pas disa muajsh teksa mbante në krahë mbesën në një foto të shpërndarë nga vajza e tij, Rumer Willis, për të shënuar ditëlindjen e parë të saj. Aktori u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pasi u diagnostikua me afazi, e cila u konfirmua se kishte përparuar në demencë frontotemporale vitin e kaluar.
- Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës
- Egla Ceno në kujdesin e mjekëve, mund të largohet nga Big Brother Vip