Për t’i treguar të kundërtën, Ed Sheeran vendos të luajë me kitarë një pjesë të këngës në gjyqin e tij!
Artisiti Ed Sheeran këndoi dhe luajti në kitarë në një sallë gjyqi në Manhattan, në një përpjekje për të hedhur poshtë akuzat se kënga e tij hit “Thinking Out Loud” është një “vjedhje” e këngës “Let’s Get it On”.
Sheeran kujtoi se këngën e kishte shkruar një mbrëmje në fillim të vitit 2014 në shtëpinë e tij në Angli, në një bashkëpunim me tekstshkruesen dhe shoqen e tij, Amy Wadge.
Për të shkruar tekstin e këngës, Sheeran tha se ishte frymëzuar nga histori personale.
“Unë marr shumë frymëzim nga jeta dhe familja ime,” tha Sheeran, i cili është paditur nga trashëgimtarët e kantautorit Ed Toënsend, i cili shkroi këngën e vitit 1973.
Ata kërkojnë një pjesë të fitimeve të këngës “Thinking out Loud”. Ndërkohë, gjyqi pritet të rifillojë të hënën.
- Kush është trashëgimtari i pasurisë së Karl Lagerfeld? BBC dokumentar për stilistin legjendar
- Përfundon “The Late Late Show With James Corden”