Header

Pasi u ndanë nga partnerët respektivë, Taylor Swift dhe Fernando Alonso po dalin bashkë?

Lartë e poshtë po qarkullojnë thashetheme se kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, po takohet me yllin e muzikës pop Taylor Swift.
Piloti spanjoll përdori këngën e Swift “Karma” në një klip që postoi në TikTok dhe teksa 41-vjeçari po e dëgjon, në fund të klipit ai i shkel syrin kamerës duke lënë të hapur mundësinë që thashethemet që thuhet se janë bashkë janë të vërteta.

Fernando Alonso nuk i është përgjigjur një pyetjeje nëse është apo jo në lidhje me Taylor Swift. Piloti spanjoll i garave është pyetur për raportet e romancës gjatë një interviste të fundit me “Sky Sports”.

“Unë jam i fokusuar vetëm në profesionin tim momentalisht”- u përgjigj piloti.

Rikujtojmë, se Taylor së fundmi i dha fund lidhjes me Joe Alwyn pas gjashtë vitesh së bashku. Një burim i afërt me Taylor konfirmoi lajmin për CNN duke thënë se: “Taylor dhe Joe u ndanë disa javë më parë. Ata thjesht u ndanë dhe planifikojnë të mbeten miq.”

You may also like ...