Header

Pasi fitoi Euro 2024, Spanja fiton medaljen e artë edhe në Olimpiadë

Është vera e Spanjës!

Spanja është kampione olimpike e “Paris 2024” në futbollin e meshkujve, duke mposhtur në finale Francën me rezultatin 3-5.

Pas triumfit në Kampionatin Evropian në Gjermani muajin e kaluar, Spanja e ka fituar edhe medaljen e artë në turneun olimpik të futbollit në Francë.

Ndeshja në 90 minuta përfundoi në barazim 3-3, teksa u desh shtesa prej 30 minutash për të përcaktuar fituesin.

Për Spanjën është e arta e parë olimpike për futbollistë, që prej “Barcelona 1992”.

Ndërsa Franca nga ana tjetër fiton medaljen e argjendtë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

You may also like ...