Header

Pas pak ditësh dasmë: zbulohet data e martesës së Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj!

Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj në punë dhe në jetë regjisori Eduart Grishaj pas pak ditësh do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Burime për VIP Magazine kanë treguar se data e dasmës është 17 qershori.

Po të njëjtat burime  bëjnë me dije se në ceremoni që do të jenë të ftuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit, dhe se festa do të zhvillohet në Toskana, Itali.

Ditët e fundit nëpërmjet instagramit kemi parë që udhëtimet e çiftit drejt Italisë kanë qenë të shpeshta, dhe arsyeja me siguri janë përgatitjet për ditën e madhe.

Historia e dashurisë mes  Arbanës dhe Eduartit ka nisur në ambientet e Top Channel dhe u bë publike në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Diell. Vetëm dy vite më vonë erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi. Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero.

You may also like ...