Pas lajmit të ëmbël se së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, çifti i njohur i showbizit, aktorja Jenna Dewan dhe Steve Kazee janë fejuar. Lajmin e bëri të ditur vetë çifti përmes postimive në Instagram.
“Një jetë për të dashuruar dhe rritur me ty. Ti ke zemrën time”, shkruajti aktorja.
Ndërsa aktori shkruan: “Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puth fytyrën tënde me një buzëqeshje që askush nuk e ka parë ndonjëherë. Kur të zgjohesh në mëngjes, unë do të puth sytë dhe do të them që, ti je ajo që kam dashur gjatë gjithë këtyre viteve.”
Në muajin Shtator, Jenna bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së bashku me aktorin u shprehën se ishin mjaft të lumtur që familja e tyre po zgjerohej.