Rihanna shkëlqen gjithmonë si një diamant.
35-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin A$AP Rocky, mori pjesë në Met Gala me partnerin e saj dhe sigurisht ishte ikonike.
Ndonëse fillimisht u pa e veshur me një pallto oversize Fendi teksa po dilte nga hoteli The Carlyle në NYC, këngëtarja mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit me një fustan të bardhë nga Valentino të mbuluar me lulen ikonike Camellia të Chanel dhe me një bisht epik. Për të kompletuar look-un, ajo kishte vendosur syze dielli të bardha dhe buzët i kishte lyer të kuqe.
Ndërkohë, për eventin që këtë vit kishte si temë “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, Rocky zgjodhi një fund të gjatë deri në dysheme, me xhinse. Fundin e kishte shoqëruar me një xhaketë klasike të zezë.
Mirëpo, look-u i tyre ka ngritur aludime në rrjet se ata mund të jenë martuar në fshehtësi. Shumë fansa shkruajnë në mediat sociale se çifti mund të kenë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Paraqitja e çiftit në gala të këtij viti vjen pasi munguan në eventin e vitit 2022. Në vitin 2021, Riri dhe A$AP u shfaqën në tapetin e kuq së bashku si çift. Tetë muaj më vonë çifti njoftoi se do të bëhej me një djalë.
Dhe megjithëse Rihanna nuk mori pjesë në Met Gala 2022 për shkak të shtatzënisë së saj të parë, Vogue u sigurua ta nderonte në një mënyrë mjaft unike: Duke krijuar një paraqitje dixhitale të një statuje mermeri që përsërit kopertinën e saj të botuar atë prill.
- I veshur me fanellën e Kombëtares, aktori amerikan Danny Glover viziton Shqipërinë
- Historia pas varëses me diamant 100 karatësh të Dua Lipës në Met Gala