Header

Pamela Anderson zbulon arsyen pse hoqi dorë nga grimi!

Në vitet ‘90, aktorja Pamela Anderson , tashmë 56-vjeçare, njihej për grimin e saj paksa të rënduar, por në këto ditë ajo është më rehat me një fytyrë të freskët.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Elle”, aktorja ka zbuluar arsyen se pse ajo nuk vendos më ‘makeup’. Ajo shprehet se pamja e saj pa grim ka bërë që ajo të ketë më shumë kontroll mbi paraqitjen e saj.

Këtë vendim aktorja e mori kur grimierja e Anderson, Alexis Vogel, ndërroi jetë në vitin 2019, pasi luftoi me kancerin e gjirit. Dyshja u takuan në vitin 1993, ndërsa Anderson po xhironte një kopertinë për Playboy.

“Ajo ishte më e mira. Dhe që atëherë, unë thjesht ndjeva, pa Alexis, është më mirë për mua të mos vendosja grim. Vura re se kishte shumë njerëz që bënin make-up të rënduar dhe mendova të shkoja në një drejtim tjetër dhe të bëj të kundërtën e asaj që bëjnë të gjithë”, tha ajo.

“Mendoj se të gjithë fillojmë të dukemi paksa qesharak kur të rritemi. Dhe unë jam duke qeshur me veten time kur shikoj në pasqyrë. Unë them, ‘Uau, kështu kam qenë’… çfarë po ndodh me mua?”, u shpreh më tej aktorja.

Më herët, Anderson është shprehur se ajo do të preferonte të plaket natyrshëm sesa të merrte botox dhe mbushës. “Nuk më pëlqejnë ato injeksione dhe kjo nuk funksionon për mua. Dua të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar ajo.

You may also like ...