Header

Pamela Anderson i jep fund edhe martesës së pestë

Aktorja Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj producenti Jon Peters janë ndarë pas vetëm dy javë nga martesa e tyre sekrete në Malibu.

“Jam prekur shumë nga mbështetja juaj lidhur me martesën time me Jon. Ne do ju ishin shumë mirënjohës nëse do të na mirëkuptonit ndërkohë që po marrim një kohë të ndarë nga njëri-tjetri për të kuptuar se çfarë duam nga jeta dhe njëri-tjetri. Jeta është një udhëtim dhe dashuria është një proces. Me këtë të vërtetë universale në mendjen time, ne kemi vendosur të pushojmë procedurat e formalizimit të martesës. Ju falenderoj për respektimin e privatësisë ,”-mësohet të ketë thënë aktorja 52-vjeçare për mediat e huaja.

Aktorja e njohur dhe producenti 74-vjeçar u lidhën në martesë në një ceremoni të fshehtë në Malibu më 20 Janar të këtij viti ku të pranishëm ishin vetëm fëmijët e tyre përkatës

You may also like ...