Header

Paditen Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndarjes së tyre pas shtatë vitesh së bashku dhe thashethemet  rreth ish-çiftit kanë qenë në rritje.

Dyshja janë paditur për dyshimin se nuk kanë paguar qiranë në shtëpinë që kishin marrë në Beverly Hills.

Pronari i rezidencës pretendoi në padi se bashkëpunëtorët e “Clout” morën shtëpinë luksoze  në fillim të vitit 2022, por më pas u larguan nga prona në tetor pa dhënë asnjë njoftim, sipas dokumenteve të marra nga TMZ.

Jo vetëm çështja e pagesës, por pronari i akuzon ata se i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshëme materiale në pronë. Kostoja e dëmit është afërsisht 85,000 Dollarë dhe pronari është përpjekur në disa raste të zgjidhë situatën me Cardi B dhe Offset, por pa rezultat.

Padia për dëmtimin e pronës vjen pasi Cardi B konfirmoi ndarjen e saj me Offset. Duket se pas ndarjes ata nuk kanë mbetur miq pasi këngëtarja e ka hequr nga rrjetet sociale.

You may also like ...