Header

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Protagonistja e “Poor Things”, Emma Stone, triumfoi në Oscar, duke marrë çmimin si aktorja më e mirë protagoniste.

Në film, Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal.

Aktorja shpërtheu në lot teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin. Përveçse emocionues, ky ishte edhe një moment i sikletshëm për të, pasi zinxhiri i fustanit ishte prishur.

Dua të falënderoj familjen time, nënën time, vëllain tim, Spencer, babin tim, burrin tim, Dave, të dua shumë”, tha Stone. “Dhe më e rëndësishmja vajza ime, e cila do të jetë 3 vjeç për tre ditë dhe na ka ndryshuar jetën. Të dua  më shumë se qielli,l,” u shpreh aktorja.

Stone fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në 2017 për La La Land. Së fundmi, ajo mori çmim në Bafta dhe Golden Globe për aktoren më të mirë në një muzikal apo komedi.

You may also like ...