Edhe pse në shtëpinë e “Big Brother VIP” raporti i tyre përtej luhatjeve, nuk ka qenë i mirë, përkundrazi, ka pasur momente delikate dhe tejkalim kufijsh, pas daljes Luizi, Kiara dhe Olta duket se do kenë një marrëdhënie shumë të mirë.
Si fillim, Luizi ka thënë fjalët më të mira për aktoren që kur ajo la shtëpinë. Ai është shprehur se e vlerëson dhe përtej faktin që kanë qenë konkurrentë ‘e do fort’.
Nga ana tjetër, Olta ka bërë disa deklarata kontradiktore pasi është shprehur se Luizi është mashrtues profesionist dhe se nuk beson të lidhja e tij me Kiarën. Por, së fundmi është shfaqur krah kësaj të fundit dhe ka deklaruar se e do Luizin si mik, se do jenë shokë dhe se madje do shkojë me patjetër te dasma e tyre.
Ndërkohë në videon me Kiarën ato shihen në ambientet e Top Channel me njëra-tjetrën duke shkëmbyer batuta.
Olta “ironizon” opinionistët e BB VIP dhe e pyet moderatoren se çfarë mendon, kurse Kiara i përgjigjet me shprehjen e saj: “Nuk po mendoj asgjë”.
Edhe më herët Olta e ka shprehur që pëlqen ta ngacmojë Kiarën, pasi e vlerëson atë.