Header

Olivia Wilde befason me deklaratën: Justin Bieber është këngëtari më i mirë në tokë

Olivia Wilde ka zbuluar këngëtarin e saj të preferuar dhe nuk është ai që do të mendonin shumica.

Aktorja dhe regjisorja u shfaq në një episod të “SubwyTakes”, një talk show i shkurtër i vendosur në metronë e qytetit të Nju Jorkut dhe ndau mendimet e saj: “Njerëzit që janë të mirë në të kënduar nuk duhet të lejohen të bëjnë karaoke“.

Drejtuesi i talk show-t, Kareem Rama, i bëri një pyetje hipotetike duke iu referuar Justin Bieber-it, si pasojë ajo e konsideroi si: “Këngëtari më i mirë në Tokë.

Megjithatë, kujtojmë që Wilde ishte në lidhje me një tjetër këngëtar, Harry Styles për gati dy vjet përpara se të ndaheshin nëntorin e kaluar.

You may also like ...