Header

“Nusja” nga Kosova tashmë një filtër Instagrami

Ky po që është një filtër Instagrami pas të cilit duhet të obsesionohemi të gjithë!

Fotografia e famshme e “Nuses Kosovare”, që shfaq traditën mbi një mijë vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit, e shpallur si ‘fotografia e ditës’ në 2013-tën në National Geographic, është shndërruar në filtër të Instagramit.

Fotografia “Nusja nga Kosova”, është realizuar nga Nita Zeqiri.

Imazhi paraqet një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme.

Fytyra e nuses pikturohet në shumë shtresa të bukura të ngjyrës që simbolizojnë gjëra të caktuara. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.

You may also like ...