Header

Nuk kanë fund telashet për Diddy-n, përballet me një padi të re

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs duket se nuk po i ndahet telasheve me drejtësinë.  Një tjetër padi është ngritur ndaj tij dhe këtë herë nga ish-modelja Crystal McKinney, e cila pretendon se e detyroi atë të kryente seks oral në studion e tij të regjistrimit në New York në vitin 2003.

Ky denoncim vjen vetëm disa ditë pasi Combs pranoi se ka dhunuar brutalisht ish të dashurën e tij Cassie, pamje të cilat u bënë virale dhe shkaktuan revoltë në rrjete sociale.

Kjo është padia e 6-të për sulm seksual e ngritur kundër Combs brenda 6 muajve. McKinney pretendon se atëherë 22 vjeç, u takua me Combs në një event të Javës së Modës për Burrat në një restorant në Manhattan.

“Gjatë gjithë ndërveprimeve të tyre, Combs flirtonte, në kufi me paturpësinë, ndërsa u përkul nga tavolina drejt saj. Combs gjithashtu i dha paditëses alkool, duke e mbushur vazhdimisht gotën e saj me verë”, thuhet në dosje.

Më vonë atë natë, Combs e ftoi McKinney-n në studion e tij të regjistrimit, ku gruaja pretendon se i kishte dhënë alkool dhe marihuanë. Combs e çoi atë në një banjë ku ai filloi ta puthte pa pëlqimin e saj. Pasi ajo refuzoi, ai e detyroi t’i bënte seks oral, thuhet në padi. McKinney pretendon se humbi ndjenjat dhe u zgjua në një taksi, duke kuptuar se ishte sulmuar seksualisht.

You may also like ...