Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.
Bebe luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.
Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj.
Megjithatë Bebe nuk e ka humbur kurrë vlerësimin për veten në uljet dhe ngritjet e karrierës së saj dhe as këtë herë nuk e bëri. Ajo shprehet se nuk do ta lërë veten në dorën e një çmimi pasi është vetë një çmim.
“Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë u duka sikur çmim natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”, postoi ajo në Instagram.
Bebe Rexha ka qenë një pretendente shumë e fortë për të fituar çmimin “Grammy” vitin e kaluar, pasi ishte nominuar për hitin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan, për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.
- Mijëra orë pune për varësen që Dua vendosi në Grammy, shifra e saj është marramendëse!
- Del në rrugë nudo, fansat shqetësohen për paraqitjen e fundit të Censorit: “Shpëtojeni”