Martesa e Arbanës dhe Eduartit në Toskanë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve këto kohë, për të mësuar se ç’po ndodhte, pasi moderatorja u kishte ndaluar të ftuarve që të postonin foto dhe video.
Mirëpo, duket se pas 2 ditësh, ajo që s’po duron e po na zbulon copëza nga dasma është vetë Arbana. Ajo zbuloi sot një pjesë të ceremonisë, e më pas personat që e ndihmuan. Në mesin e atyre postimeve, ishte dhe një copëz e vogël e fustanit, e mbi të gjitha unazat.
Në sy bie unaza e madhe që mbante në dorë Arbana. Në ditën e shënuar, ajo kishte vendosur që thonjtë t’i kishte vetëm të bardha, në kombimin me fustanin.
Tashmë na ka mbetur ta shohim Arbanën si nuse dhe Eduartin si dhëndër. Detaje këto që besojmë se do zbulohen me kalimin e ditëve…
- Arrestohet personi që qëlloi në fytyrë me telefon Bebe Rexhën!
- Jennifer Lopez befason fansat me ndryshimin rrënjësor në ‘look’!