Koronavirusi që ka marrë emrin Covid-19 është vdekjeprurës dhe po përhapet me shpejtësi. Ka mijëra të vdekur dhe të infektuar në Kinë, ndërsa nuk kanë munguar rastet edhe në shtete të tjera të botës.
Që kur filloi të përhapej, dolën disa mite që nuk duhet ti besoni.
1-Është e rëndësishme që të dini se nuk ka ende një trajtim ose ilaç për sëmundjen. Nëse merrni antibiotikë, kjo nuk do ju ndihmojë pasi është virus, jo bakter.
2-Pavarësisht se besohet që e ka origjinën nga lakuriqët e natës, nuk ka ndonjë shpjegim se ngrënia e mishit është e lidhur me koronavirusin dhe nuk mund ta merrni nga kafshët tuaja.
3-Virusi është shumë i brishtë jashtë trupit të njeriut, gjë që do të thotë se nuk mund ta merrni nga një paketim.
4-Mos përdorni asnjë “solucion mineral mrekullie” për të kombinuar virusin. Një zbardhues industrial që thuhet se është i vlefshëm, në të vërtetë është i rrezikshëm dhe jo i dobishëm.
5-Algat nuk janë trajtim për koronavirusin.
6-Ngrënia e hudhrave apo konsumimi i vajit të susamit nuk do ju ndihmojnë.
7- Shpëlarja e hundës me gargarë nuk do të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Sa i përket fakteve që parandalojnë përhapjen e koronavirusit, kryesorja është që të lani duart sa më shpesh. Vaksina e gripit (nëse nuk e keni bërë tashmë) është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të mbrojtur veten tuaj nga sëmundjet virale këtë sezon.
- Dua Lipa në mesin e 5 artistëve më të dëgjuar në Billboard
- Tom Cruise ‘izolohet’ në një hotel në Venecia