Header

Një muaj nga nisja e luftës në Izrael/ Reagon më në fund Bella Hadid

Modelja me famë botërore, Bella Hadid ka folur për herë të parë, për luftimet në Lindjen e Mesme në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Ajo është e bija e një palestinezi, Mohamed Hadid, teksa ka thënë se 2 javët e fundit nuk kanë qenë asgjë më pak se një shfaqje horror, duke dënuar terrorizmin mes dy grupeve.

Postimi i saj nisi me një kërkim falje për heshtjen e saj në javët e mëparshme, një heshtje që ishte vënë re nga fansat e saj në mbarë botën.

Që nga fillimi i luftës, Bella Hadid ka pohuar se ka marrë “qindra kërcënime kundër jetës sime çdo ditë” dhe se familja e saj ndihet “në rrezik”, por refuzon të heshtë më.

“Zemra ime rrjedh gjak nga trauma që shoh duke u shpalosur, si dhe nga trauma transgjenerative e gjakut tim palestinez. Duke parë efektet e bombardimeve në Gaza më bën të vajtoj për të gjitha nënat që kanë humbur fëmijët dhe të gjithë fëmijët që kanë mbetur vetëm, të gjithë baballarët, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët, hallat, miqtë e humbur që nuk do të ecin më në rrugë. 

Unë vajtoj për familjet e izraelitëve që duhet të përballen me dhimbjen dhe pasojat e 7 tetorit. Pavarësisht historisë së vendit, unë dënoj sulmet terroriste ndaj çdo qytetari, kudo. Dëmtimi i grave dhe fëmijëve dhe imponimi i terrorit nuk i sjellin dhe nuk duhet t’i bëjnë asnjë të mirë lëvizjes për Çlirimin e Palestinës. Unë besoj thellë në zemrën time se asnjë fëmijë, asnjë njeri askund nuk duhet të ndahet nga familja e tij, përkohësisht ose pafundësisht. Kjo është e vërtetë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, ka shkruar Bella Hadid.

You may also like ...