Megan Fox ka përjetuar një abort spontan.
Në një intervistë me “Good Morning America”, aktorja thotë se ka humbur fëmijën me partnerin e saj Machine Gun Kelly.
“Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë në jetën time”, shprehet Fox. “Kam tre fëmijë kështu që ishte e vështirë për të dy ne. Na bëri të përjetonim një udhëtim të vështirë bashkë dhe veçmas, bashkë dhe të ndarë duke u përpjekur të kuptojmë ‘Çfarë do të thotë kjo? Pse ndodhi?’”
Aktorja ka tre fëmijë, Noah, Bodhi dhe Journey me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.
Ajo ka shkruar dy poezi për abortin e saj në librin e ri “Pretty Boys Are Poisonous”. Sipas “People”, Fox lë të kuptohet se foshnja ishte vajzë sepse përmend ultrasound-in e kryer në javën e 10-të.
Në një poezi Fox shkruan për dëshirën për të parë foshnjen e saj, ndërsa në një tjetër përdor përemrin vetor “e saj”. “Më thuaj të lutem, cili është çmimi për shpirtin e saj?”, shkruhet në poezi.
Machine Gun Kelly përmendi diçka për shtatzëninë e partneres gjatë Billboard Music Awards në vitin 2022. Ai i dedikoi Megan këngën “Twin Flames” dhe më pas shtoi “kjo është për fëmijën tonë të palindur”, pa dhënë detaje të mëtejshme./
- Katy Perry: Hoqa dorë nga festat e shfrenuara pasi u bëra nënë
- Elvis Pupa rikthehet në aktrim, ja projekti i tij i ri