Meqë mungesa e prezencës online së Kosovës si shtet në platforma botërore është një pengesë në zhvillimin teknologjik, aplikacioni “DUA.COM” ka krijuar një peticion për njohjen e Kosovës si shtet nga gjigandi teknologjik Google.
Peticioni që kërkon të vendosë Kosovën në produktet e kompanisë Google ka arritur mbi 20 mijë nënshkrime deri tani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.
Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Europë që nuk ka qasje të plotë në platforma globale.
Për të nënshkruar këtë peticion, mund të klikoni këtu.
Muaj më parë ishte nisur gjithashtu një peticion tjetër ndaj kompanisë Google për ta njohur gjuhën shqipe në dy platformat e këtij rrjeti teknologjik në atë Google Ads dhe Google Adsense.
Nismëtari i këtij peticioni ndaj Google ishte Elton Heta një Web Developer dhe ekspert në IT i cili tha në një intervistë për Business Magazine se ky peticion që nisi vitin e kaluar synon që të mundësojë për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platformat e Google.
- Fero e dhunoi dhe kërcënoi, reagon për herë të parë Arbenita
- “Black Lives Matter” shënon 10 vjet aktivizëm