Artisti i njohur, Nick Jonas, ka folur për diagnozën e tij me diabetin e tipit 1 dhe rolin e rëndësishëm që luajti familja e tij në të.
Këngëtari i grupit “Jonas Brothers” ka postuar në rrjetin social “Instagram”, katër shenjat e ndryshme që mund të çojnë në diagnozën e sëmundjes.
Ai shtoi gjithashtu se falë familjes së tij ka vërejtur këto shenja që ai filloi mjekimin.
Mesazhi në “Instagram” filloi me nënën e Nick, Denise, e cila thotë se djali i saj u diagnostikua me diabet të tipit 1, 18 vjet më parë.
Ai i kishte të gjitha simptomat duke përfshirë urinimin e shpeshtë, etjen e tepërt, rraskapitjen dhe humbjen e pashpjegueshme të peshës.
“Nick ishte shumë entuziast si fëmijë. Ai ishte shumë aktiv, kështu që kur filloi të shfaqte këto shenja, u tremba, por mendoj se po refuzoja ta pranoja”, thotë Denise.
Në mbishkrimin e tij, Nick theksoi se familja e tij dhe “veçanërisht” nëna e tij ” vunë re një ndryshim ,i cili përfundimisht çoi në diagnozën e tij, pavarësisht nga fakti se “biseda rreth diabetit” nuk ishte aq e përhapur sa është tani.
“Kam pasur fatin të kisha këtë sistem të jashtëzakonshëm mbështetjeje rreth meje që vuri re këto shenja, më ndihmoi të merrja vendimin për t’u testuar dhe në fund më shpëtoi jetën. Si vetë një baba i ri, e kuptoj se sa e rëndësishme është të kujdesem për këto shenja ndërsa vajza ime rritet”, shkroi ai.