Header

Nga ushqimet, shëtitjet me makinë, yoga në park…Si ishte muaji i fundit i jetës për Tina Turner!

Tina Turner i kaloi ditët e saj të fundit duke marrë klasa yoga në park, duke bërë shopping tek brandet italiane, blerje në ushqime gourmet,  shëtitje me Porsche Cayenne-in e saj rreth  buzë liqenit në fshatin ku ajo njihej si modeste dhe shumë miqësore.

Tina Turner i jetoi ditët e saj të fundit në Küsnacht në Zvicër në lumturi, duke shëtitur rrugët e fshatit idilik, duke marrë klasa yoga në një park lokal dhe duke blerë veshje nga markat e saj të preferuara që kryesisht ishin italiane.

Në disa intervistat të dhëna për DailyMail.com, fqinjët e kujtojnë këngëtaren ikonë, e cila vdiq të mërkurën në moshën 83-vjeçare, si modeste, miqësore dhe e sjellshshme.

Pavarësisht se kishte një kujdestar personal dhe një grup të plotë stafi, fqinjët kanë treguar se ylli shihej shpesh të lëvizte e vetme me makinën e saj Porsche Cayenne.

Ndër të tjera këngëtarja shumëmilionëshe thuhet se ulej shpesh në një karrige në parkun lokal, duke ngulur sytë matanë liqenit të Cyrihsee tek  malet e mbuluara me dëborë karakteristë e shtetit alpin.

Kasapi Benny Lang tha për DailyMail.com: ‘Tina Turner vinte në qytet për të bërë pazar ndonjëherë. Ajo kishte një shërbëtor, por i pëlqente të shkonte vetë, me burrin e saj Ervinin. Ata e pëlqyen veçanërisht ‘Shtëpinë Gourmet Moreira’. Është vendi më i mirë në zonë për të blerë salmon të tymosur dhe tartuf të bardhë.”

Tina Turner u shpërngul në Küsnacht në vitin 1995 kur burri i saj gjerman Erwin Bach mori një punë në zyrat zvicerane të EMI Music në Cyrih. Ata u martuan në vitin 2013. Në të njëjtin vit Tina fitoi nënshtetësinë zvicerane dhe hoqi dorë nga pasaporta e saj amerikane.

You may also like ...