Header

Nga nëna e sëmurë, raporti me Kiarën, ish-e dashura e deri te politika, Luizi i tha të gjitha për çfarë jeni kuriozë

Luiz Ejlli ishte i ftuar në “Më lër të flas” duke dhënë intervistën e parë të plotë pas mbarimit të “Big Brother VIP 2”, ku edhe u shpall fitues. Pas gati 1 jave që prej fitores, Luizi më në fund iu përgjigj të gjitha pyetjeve për të cilat publiku ka qenë kuriozë.

Fituesi tha se aktualisht është shpërngulur në një shtëpi të re në një lagje të thjeshtë të Tiranës. Ai tregoi se me paratë që janë mbledhur nga ‘GoFundMe’ do i dhurojë shtëpi një familjeje në nevojë.

Sa i përket deklaratës së Kiarës, e cila dëshiron të bëhet nënë, Luizi la të kuptohet se ende nuk ka bërë plane për këtë hap kaq të rëndësishëm.

“Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë… Burrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë.”

Luizi ka sqaruar edhe mungesën e familjes së tij në dasmë, ku ka thënë se e ëma nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa motra e tij ishte e prekur nga komentet negative.

“Në lidhje me mungesën e familjes time në dasmë, unë babanë nuk e kam, familja jetonin në Amerikë, këtu kisha nënën dhe motrën, nëna ka qenë shumë e sëmurë ndërsa motra nuk kishte ardhur nga komentet negative. Unë s’kam pasur kohë as të ha bukë gjatë këtyre ditëve, madje shumë vetë më kanë thënë qenke dobësuar por realisht kam rënë katër kile që kur kam dalë.”

Luizi foli edhe për Jurgenën, e cila menaxhonte Instagramin e tij. Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.

“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë dy tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një Instagram. Ç’më duhet mua i thash do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”-tha Luizi.

Ai zbuloi se ka pasur kërkesa nga kandidatët për tu futur në politikë, por tha se do të qëndrojë jashtë politikës, pasi nuk e sheh të përshtatshme përfshirjen.

“Unë i them çdo shqiptari të votojë. Kush nuk voton hesht. Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatashme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem”, u shpreh Luizi.

You may also like ...