Header

Nga fotot nudo te kënga tallava dhe episodi i dhunës, rrëfehet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në ‘Top Story’, në një rrëfim të rrallë që shkopi edhe pak përtej politikës.

Ai u ndal se momenti kur u dhunua në vitin 1997, foto të cilat janë të dokumentuara edhe sot. Rama tha se fotot i ka bërë menjëherë pasi u dhunua, pasi donte t’i kishte si dëshmi, sepse në atë kohë dyshohej të ishte bërë me bojë.

Ai u tregoi me detaje momentin kur dy persona e goditën me leva dhe asnjë person nuk i erdhi në ndihmë pasi ishin të frikësuar. Në lidhje me dëshirën e tij për t’u anëtarësuar në PD, në fillesat e tij, Rama tha se nuk e ka dashur kurrë diçka të tillë.

Është e vërtetë në rast se e nxjerr nga konteksti i kohës atë që unë bëja dhe atë që ndodhte dhe arsyeja përse unë kam shkuar të bëj fotografinë ka qenë se në atë kohë ishte janari i 97 dhe unë isha kthyer në Shqipëri që përpara vitit të ri dhe qëndrova më gjatë sepse përpiqesha të mblidhja firma për të bërë një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit dhe para se të vinim në këtë moment kishte ndodhur rrahja e Servet Pëllumbit dhe disa të tjerëve, gjaku i të cilëve ishte komentuar në mediat zyrtare të kohës si bojë. Pra sikur kishin pretenduar dhe unë isha rreth orës 11 të natës, mos gabohem 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, bashkë me shoqen time dhe me një shok tjetër që jetonim në një apartament të vogël, futemi tek blloku i pallatit dhe duke ecur në rresht nga muri, duke u afruar te hyrja del një hije që afrohet, mu duk sikur ishte një studenti im që donte të më tregonte ca punë, me letër kishte të mbështjellë një levë dhenë momentin që doja ti thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova e ikën. Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë. Unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate ku kërkonte ndihmë dhe ndërkohë shoku tjetër iku me vrap për të shpëtuar, njerëzit ishin nëpër ballkone dukej si arenë gladiatorësh unë fillova t’i bërtas njerëzve vazhdoni rrini me frikë si qenër. Pastaj dal më mori shoqja ime, shkova tek rruga kryesore dhe aty vijnë një veturë ne i dolëm para dhe vjen një person që sot e kësaj dite kam raporte, më shoqëroi për në veturë që kishte dy djem brenda, shoqes time i thashë shko lajmëro se s’dihet çfarë ndodh, çunave i thashë do të ndaloni tek Petrit Kumi që ishte fotografi sepse mendova që çdo gjë mund të ndodhte, e bëra për dëshmi. Isha shumë i pafuqishëm kisha ethe të ftohtë ata i binin derës i thonin që jam me Edi Ramën, fotografi më pa të gjakosur, kisha ndjesinë që më duhej patjetër një dëshmi, në atë kohë kishim vetëm një gazetë të lirë që publikonte çdo gjë dhe pastaj shkova në spital. Kjo është historia. Unë skam dashur të jem pjesë e PD-së, pas rreth 30-40 minutash jam larguar nga PD-ja dhe kam ardhur në darkë shkova në qytet studenti dhe arsyeja e largimit është se ishin këta që nga doktori dhe pyetja ime ishte e thjeshtë çfarë bëni këtu se jeni komunistë. I kam thënë Ben Imamit atëherë jo vetëm unë që nuk vij por ai tipi atje do ju hajë të gjithëve dhe ajo parti do të shkojë komplet në drejtim tjetër. Aty skishte vend as për mua as për njerëz liberale.”

Një ndër këto shpjegime, ishte edhe ai për fotot nudo të kryeministrit, të publikuara disa vite më parë. Rama tha se i kishin kërkuar para në këmbim që fotot të mos publikoheshin, por kryeministri u shpreh se nuk kishte pranuar, pasi ato foto ishin një pjesë reale e tija dhe se nuk kishte pse ta fshihte. Sipas kryesocialistit, ky gjest nga ana e tij, bëri që në atë kohë të fitonte më shumë popullaritet, pasi tregoi sinqeritet tek qytetarët dhe nuk u mundua ta “modifikonte” të vërtetën. Ai tha se fotot ishin bërë në një plazh nudistësh që ai frekuentoi askohohe bashkë me të dashurën e tij.

“Kisha shqetësim patjetër, ishte një kuti me fotografi lloj lloj, të cilat i kisha lënë në bagazhin e makinës bashkë me gjëra të tjera sepse jam shumë i pavëmendshëm, fatmirësisht që kur jam disiplinuar nga pikëpamja e jetës dhe kam një njëri që kujdeset për mua në gjërat më të jashtëzakonshme. Një ditë të bukur më bie telefoni dhe e ngrita më tha dikush shiko me një zë shqetësues, duhet të bëhesh gati të paguash se ke dhe fushatën përpara, nuk po e kuptoja çfarë po thoshte i thashë kush je më tha do e kuptosh por përgatitu të paguash mirë. Ndodhi kjo telefonatë pas 10 ditësh dhe isha i përgatitur në rastin e dytë t’i ktheja përgjigje frëngjisht dhe më thotë mos bëj trimin se mos me pagu ti do të tmerrohen të gjithë gratë e gjithë gocat e gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaj e do të tmerrohen gratë dhe në një moment pata një flash që janë fotot, i kërkova dhe nuk i gjeta dhe makina kishte shkuar në një vend dhe aty gjërat kishin humbur dhe kështu e kisha një përgatitje, kur erdhi gjëja e lanë në një zarf i thashë nuk paguaj gjë bëni çfarë të doni, as nuk bëhej fjalë të paguaja se s’kisha bërë gjë. Mendoja që janë fotografitë por nuk e dija qartësisht, erdhi zarfi, unë isha në fushatë, më mori në telefon drejtuesja e organizimit më tha ku je duhet të vish patjetër dhe aty e kuptova. I thashë mos u shqetëso se nuk është se po sheh për herë të parë më tha nuk është për të qeshur. E ndava mendjen që duhej të përballohesha më të vërtetën, i thashë thuaj është montazh, por më vinte plasja të fshihja këtë gjë isha në një plazh nudist me të dashurën tim. Kam qenë njeri i lirë nuk e lashë fushatën në mes për të ikur atje. Kam pasur gjithmonë besim tek shqiptarët janë të mprehtë edhe për gjëra të caktuara që mund të diskutojnë njerëzit dhe e kanë të fortë instiktin se kush ka të drejtë. Në këtë pikë thoja çfarë është kjo në fund të ditës të gjithë njerëzit do të thonin çfarë ka bërë. Nuk ishte e lehtë, më erdhi fjala që kishte vajtur në një gazetë, nuk ishte e lehtë. Aty u rritën , se ne bëjmë sondazhe fotografitë e zgjeron diferencën. Axhenda ishte që do të bëja takim me të rinjtë në një si disko, ishte kohë pak para dreke dhe aty ishin mbledh nja 200 të rinj dhe unë i them, kanë nxjerrë sot disa foto të mijat që i kam bërë kur kam qenë me të dashurën atje dhe ata mendojnë se duke u futur tek jeta private e imja më dëmtojnë. Ata të gjithë shpërthyen në duartrokitje dhe kur po dilja ishte një nga këta tipikët dhe më tha je i madh, se e kisha ndarë mendjen por desha të dëgjoj çfarë do të thoje e po të kishe thënë është montazh do e kishe harruar votën time. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të mprehtë e të adaptueshëm.”- tha Rama.

Kryeministri komentoi gjithashtu stilin që ka përdorur ndër vite gjatë fushatave elektorale.

Luftë e gjatë”, u shpreh ai, pasi u shfaqën disa pamje, ku tregonin këngët që drejtuesi i Partisë Socialiste ka përdorur, duke nisur që nga bashkëpunimi me West Side Family e deri tek kënga e tallavasë këtë vit.

“Kush i bën këto komente nuk më njeh as mua, as historinë time. As di se sa unë e kam dashur gjithmonë këtë kulturën pop, që është e lidhur me popin modern, edhe me folkun dhe bashkimin e atyre të dyve. Unë kam pasur një kënaqësi shumë të madhe kur shkoja tek romët dhe kërceja me ta. Ka qenë shumë pjesë e imja këto. Nuk e kam bërë për fushatë këtë gjë. E kam bërë në fushatë por shumë më përpara se të mendoja se do të merresha me politikë. Kur kam qenë në vitet më të hershme. Janë dy shprehje të të njëjtit person, janë dy mënyra të të shprehurit. Këta që flasin më thonë mua tallava tallava janë njerëz që duken një kilometër larg që nuk dëgjojnë Bethoven. Nuk më intereson se çfarë thonë. Ka brenda vetes përpos mesazheve politike, ka edhe atë kënaqësinë e të qenit me njerëzit. Nuk janë të gjitha gjërat regji. Ai është një moment shumë i thjeshtë sepse ashtu ndodhi faktikisht dhe unë thash më mirë ta filmojmë këtë gjë. Ndodhi që në momentin që unë nisa të dëgjoja muzikë hyri njëri … Nuk ka qenë asnjëherë prirja për të qenë avangard. Unë ky jam dhe nuk më duket fare ajo që thoni ju që ky e uli nivelin. Unë nuk jam muzikant që dal bëj koncerte dhe tani kam  ndryshuar stilin e muzikës.”

You may also like ...