Header

Ndjekësit krahasojnë Clara Chia me Camilla pas kurorëzimit të mbretit Charles!

Përdoruesit e internetit kanë dalë me një ngjashmëri serioze midis partneres së Gerard Pique, Clara Chia, dhe bashkëshortes së Mbretëreshës Camilla Parker-Bowles. Në këtë analogji të veçantë, Mbreti Charles III do të ishte Gerard Pique dhe Princesha Diana do të ishte këngëtarja kolumbiane e popit Shakira.

Charles dikur ishte i martuar me Princeshën Diana, por dyshohet se ai e tradhtoi atë me Camilla. Diana e konfirmoi këtë para se të vdiste në një aksident automobilistik në vitin 1997, ndërsa tha: “Kishte tre persona në martesën time, dhe tre janë një turmë”.

Kjo është e ngjashme me situatën që ndodhi mes Shakirës dhe Piques, të cilët u ndanë kur kwngwtarja zbuloi se ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës e kishte tradhtuar. Thuhet se ai kishte qenë në një lidhje të fshehtë me Clara Chia-n shumë kohë përpara se të ndodhte ndarja, që do të thotë se paralelet janë të qarta.

Ja pse komentet si: “Përfaqësimi botëror i Clara Chia”, kanë qenë trend dhe kanë marrë qindra “pëlqime” në rrjetet sociale.

Thuhet se edhe intervista e Princeshës Diana shkaktoi të njëjtin bujë që Shakira krijoi me këngët e saj dhe se të gjitha frazat e saj patwn tw njwjtat efekte mediatike si vargjet e kolumbianes, duke marrë ish-partneret e tyre përkatës dhe të dashurat që kishin: Camilla në një anw dhe Clara Chia nga ana tjetër.

You may also like ...