Header

Ndarja me Elgin, Olsi Bylyku sqaron një herë e mirë të vërtetën!

Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në “Më lër të flas” këtë të premte, ku ndër të tjera ka konfirmuar ndarjen nga Elgi, pas shumë aludimesh që kanë qarkulluar në media kohët e fundit. Aktori pranoi se ata i kanë dhënë fund romancës teksa theksoi se rrethanat ishin të tilla që ishte më mirë që secili të shihte rrugën e vetë.

“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres.

Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje, as të fejuar as të martuar.

Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, tha ai.

Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku tha, Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.

You may also like ...