Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.
“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, ka shkruar ndërkohë një familjare e saj.
Pagarusha, një emër i ndritur në muzikën shqiptare do të jetojë përjetësisht në kujtesën e kombit për këngët “Baresha”, “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Dallëndyshe” dhe shumë të tjera.