Muzikantët suedezë kërkojnë ndalimin e pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion, shkak lufta në Gaza
Më shumë se 1000 muzikantë suedezë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU) që të përjashtojë Izraelin nga Eurovision Song Contest për shkak të luftës në Gaza.
Në një letër të hapur të publikuar nga gazeta suedeze “Aftonbladet” të hënën, artistët nga vendi pritës i Eurovizionit, Suedia, deklaruan se presin që organizatori të jetë konsistent në qëndrimin e tij ndaj vendeve që “shkelin vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut”.
Duke përmendur faktin se Rusia është e ndaluar të konkurrojë në vitin 2022 për shkak të luftës me Ukrainën, më shumë se 1000 artistë që nënshkruan letrën theksuan se i njëjti parim duhet të zbatohet për Izraelin.
Në përgjigje të thirrjeve të mëparshme, EBU njoftoi se Izraeli nuk do të përjashtohej nga konkursi, duke thënë se donte të ruante statusin e konkursit si “një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”.
Izraeli nisi një ofensivë në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 26,637 palestinezë dhe duke plagosur 65,387. Gati 1200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.
Ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas shifrave të OKB-së.
- Adele do të performojë në Evropë për herë të parë në 8 vjet
- Baldwin deklarohet i pafajshëm për vdekjen e kineastes